75 Mall Live Search
08:59 / E Shtunë, 27 Qershor 2026 / Gj Sh

Mësohet kundërshtari i Argjentinës për 1/16 e finales

Kombëtarja e Argjentinës e ka mësuar kundërshtarin për ndeshjen e 1/32 së finales në Kupën e Botës.

Kampioni në fuqi, pavarësisht se do të luaj edhe një ndeshje në fazën e grupeve, kundër Jordanisë, tashmë ka siguruar pozitën e parë në grupin J, pas dy fitoreve ndaj Austrisë dhe Algjerisë, shkruan IndeksOnline.

Në 1/32 e finales, Argjentina do të ketë për kundërshtar Cape Verden, një nga befasitë më të bukura të këtij botërori, e cila me tre pikë, u rendit si e dyta në Grupin H, pas Spanjës.

Ndeshja mes Argjentinës dhe Cape Verdes do të luhet me datë 4 korrik, nga ora 00:00./IndeksOnline/