Bajram Duraku gati për hapin e madh, disa klube kosovare pas talentit 20 vjeçar
Pas përfundimit të aventurës me ekipin U-21 të FC Ballkanit, mesfushori i talentuar Bajram Duraku është gati për një kapitull të ri në karrierën e tij.
20-vjeçari nga Krusha e Madhe e Rahovecit tashmë është lojtar i lirë dhe po shqyrton me kujdes opsionet për të ardhmen, ndërsa gjatë kësaj merkatoje verore është në bisedime me disa klube të futbollit kosovar, shkruan IndeksOnline.
Duraku, i cili më parë ishte pjesë e FC Suharekës dhe së fundmi i FC Ballkani U-21, ka lënë gjurmë me paraqitjet e tij gjatë sezonit të fundit.
Ai ishte një nga futbollistët më të mirë të ekipit, duke regjistruar plot 16 asistime dhe 3 gola, statistika që kanë tërhequr vëmendjen e disa skuadrave.
Mbetet të shihet se ku do të transferohet një nga futbollistët premtues në Kosovë./IndeksOnline/

