75 Mall Live Search
16:34 / E Shtunë, 27 Qershor 2026 / MSH1

Pamje emocionuese: Momenti kur foshnja 18-ditëshe nxjerret e gjallë nga rrenojat, pas tërmetit në Venezuelë

Një foshnje vetëm 18 ditëshe është shpëtuar në La Guaira të Venezuelës, pasi ishte bllokuar nën rrënoja pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin.

Ekipet e shpëtimit arritën ta nxjerrin gjallë foshnjën, ndërsa rreth 90 minuta më vonë u shpëtua edhe nëna e saj.

Pamjet nga ky moment, sa kritik aq edhe emocional, po qarkullojnë gjithandej në rrjet.

Veriu i Venezuelës është goditur rëndë nga tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, të cilat kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha në zona të ndryshme.

Tërmetet shkaktuan edhe qindra viktima dhe mijëra qytetarë të lënduar.