75 Mall Live Search
21:19 / E Shtunë, 27 Qershor 2026 / L A

Ballkani pëson humbje në miqësore, mposhtet nga Botev Plovdiv

Ballkani ka pësuar humbje në një ndeshje miqësore në Bullgari.

Ata u mposhtën nga Botev Plovdiv me rezultat 2-0, ndeshje e cila shihet si parapërgatitje para fillimit të ndeshjeve kualifikuese në “Conference League”.

Golat u realizuan nga Carlos Meotti në minutën e 7-të dhe Pedro Igor në minutën e 50-të./IndeksOnline/