Përfundon festa e serbëve në Gazimestan
Me këngë e lutje fetare ka përfunduar festa e serbëve në Gazemistan. Qindra serbë nga Kosova u mblodhën në shënimin e festës së ashtuquajtur “Vidovdan”.
Si shkak i mbledhjes së serbëve në Gazimestan, i cili ndodhet afër Obiliqit, u krijuan kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Policia kontrolloi nëse ata mbanin me vete ndonjë simbol që nxit urrejtje ndëretnike.
Sipas zyrtarëve policorë në terren, situata ka qenë e qetë.

