Pas pensionimit, Besar Musolli bëhet menjëherë me punë të re
Ish-futbollisti tashmë, Besar Musolli shpejt është bërë me punë të re.
Sot, ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës njoftoi pensionimin nga futbolli profesionist, shkruan Indeksonline
Megjithatë, ai qëndron pikërisht në këtë sport dhe tashmë është emëruar drejtor sportiv te skuadra e Llapit në Superligën e Kosovës.
Musolli kishte luajtur pikërisht te Llapi gjatë sezoneve të fundit.
“Pas përfundimit të karrierës si futbollist, jam shumë i lumtur dhe i nderuar që do të vazhdoj të jem pjesë e klubit, tashmë në një rol të ri si Drejtor Sportiv. Falënderoj drejtuesit e klubit për besimin e dhënë. Llapi është shtëpia ime dhe do të vazhdoj të jap maksimumin për këtë klub, ashtu siç kam bërë edhe në fushën e lojës. Së bashku me drejtuesit dhe shtabin teknik do të punojmë me përkushtim për të ndërtuar një skuadër sa më konkurruese dhe për t’i arritur objektivat e klubit në sezonin e ri. Jam i bindur se, me punën dhe angazhimin e gjithësecilit në klub, do t’u sjellim shumë suksese tifozëve tanë “Legjendat” dhe gjithë qytetit tonë. Na priftë e mbara të gjithëv”, ka thënë ish-futbollisti
/Indeksonline/

