“Ai është lider”, Lineker për Deschampsin: Është më i kualifikuari për të fituar Kupën e Botës!
Ish-futbollisti i Anglisë dhe analisti i njohur, Gary Lineker, ka bërë një vlerësim të lartë për trajnerin e Francës, Didier Deschamps, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të kompletuara në futbollin botëror kur bëhet fjalë për menaxhimin e turneve të mëdha.
Lineker theksoi përvojën dhe sukseset e Deschamps, i cili ka fituar Kupën e Botës si lojtar dhe më pas ka udhëhequr Francën deri në finale të tjera si trajner, shkruan Indeksonline
“Nuk shoh askënd më të kualifikuar se Deschamps për të ditur si fitohet kjo garë. Ai ka fituar Kupën e Botës dhe ka dërguar ekipin në një tjetër finale. Ai është një lider shumë i madh”, u shpreh Lineker.
Ai shtoi gjithashtu se ndikimi i trajnerit francez te skuadra është i dukshëm dhe se lojtarët e respektojnë atë në mënyrë të madhe.
“Është një lider i vërtetë. Përvoja e tij është e padiskutueshme dhe shihet qartë se lojtarët e tij e respektojnë jashtëzakonisht shumë,” tha ai.
Lineker gjithashtu komentoi edhe mungesën e shiritave të zinj në nder të nënës së Deschamps, duke e cilësuar si një vendim të vështirë për t’u kuptuar, por theksoi se kjo nuk e ndryshon vlerësimin e tij për trajnerin francez./Indeksonline/

