75 Mall Live Search
13:00 / E Hënë, 29 Qershor 2026 / AR

Modelja më e bukur në botë s’është më “single”, u martua

Modelja franceze Thylane Blondeau, e cila fitoi famë botërore që në fëmijëri me titullin “vajza më e bukur në botë”, është martuar me DJ-in parisien Ben Attal.

Çifti tha “po”-në e tyre në një ceremoni në Paris, vetëm tre muaj pasi shpallën fejesën e tyre, raporton Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Lajmi i dasmës vjen si surprizë për shumë njerëz, duke pasur parasysh se çifti njoftoi fejesën e tyre vetëm në mars të këtij viti.

Ata e kanë mbajtur lidhjen e tyre kryesisht private, larg syrit të publikut, por burime pranë çiftit thonë se dashuria e tyre ishte e fortë që nga fillimi.

“Të dytë janë jashtëzakonisht të lumtur. Dasma ishte pikërisht ajo që ata donin, private dhe elegante, të rrethuar nga njerëzit e tyre më të afërm”, tha një miku i çiftit për mediat./Indeksonline/