Vesa dhe Mirlindi publikojnë momente të ëmbla me vajzën
Vesa Vllasaliu dhe futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, kanë prekur ndjekësit me publikimin e disa fotografive të reja familjare nga pushimet e tyre.
Në imazhet e ndara në Instagram, çifti shfaqet duke kaluar çaste të ngrohta së bashku me vajzën e tyre, teksa nuk mungojnë buzëqeshjet dhe atmosfera e lumtur familjare.

Në një nga fotografitë, Vesa mban në krahë vogëlushen, ndërsa postimin e ka shoqëruar me mbishkrimin “Lieblingsmensch”, që në gjuhën gjermane do të thotë “njeriu im i preferuar”.

Fotot kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit.
Vesa dhe Mirlind Daku vazhdojnë të jenë ndër çiftet më tëkomentuara në rrjetet sociale./IndeksOnline/

