Vdekje e dyshimtë në Fushë- Kosovë, policia jep detaje
Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Fushë-Kosovës, mesditën e së hënës.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar se viktima kishte vdekur”, thuhet mes tjerash në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

