75 Mall Live Search
08:49 / E Martë, 30 Qershor 2026 / H F

Dy në mbajtje, një i lirë/ policia zbardh rastin e vjedhjeve në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Fushë-Kosovë, të dyshuar për përfshirje në raste të vjedhjes dhe pranimit të sendeve të vjedhura, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, dy nga të arrestuarit dyshohen se kanë kryer vjedhje në disa lokacione të ndryshme, ndërsa i dyshuari i tretë dyshohet se ka pranuar sendet e vjedhura.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, dy të dyshuarit për kryerjen e vjedhjeve janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari për pranimin e sendeve të vjedhura është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.