75 Mall Live Search
10:50 / E Martë, 30 Qershor 2026 / S Z

Katër muaj në krye të diplomacisë shqiptare, Ferit Hoxha bën një bilanc – ndër prioritetet radhit edhe Kosovën

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka bërë një bilanc të punës së tij për këta katër muaj në krye të këtij dikasteri.

Në një postim të ministrisë u përmenden prioritetet e Hoxhës, duke e radhitur ndër to edhe mbështetjen për Kosovën.

“Katër muaj në detyrë, dhjetëra vizita, ministeriale e forume ndërkombëtare dhe takime me të 27 ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Në këtë bilanc të muajve të parë, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndalet te vendi që Shqipëria zë sot në arenën ndërkombëtare, rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, mbështetja për Kosovën, roli i faktorit shqiptar në rajon, angazhimi për diasporën, forcimi i sigurisë, si edhe përmirësimi i shërbimeve konsullore për qytetarët. Një pasqyrë e punës së deritanishme dhe e prioriteteve që udhëheqin diplomacinë shqiptare”.

Ministria bashkëngjiti edhe një video me takimet që Hoxha zhvilloi përgjatë katër muajve.