Interesante, Messi përfshihet në trailerin e filmit të ri të Spider-Man
Gjatë muajit që po vjen do të lansohet filmi i ri i Spider-Man.
“Brand New Day”, është filmi më i ri i epokës së Tom Holland, që kur mori rolin e Peter Parker në vitin 2016.
Ndërsa në një trailer të shkurtër të këtij filmi, shihet edhe futbollisti legjendar, Lionel Messi.
🇦🇷🕷️ Lionel Messi appears in the trailer for Spider-Man: Brand New Daypic.twitter.com/LfMZCCHcbb
— Goals Xtra (@GoalsXtra) June 30, 2026
Skena në fjalë sheh Messin duke hyrë në një lokal, teksa bisedon me Peter Parker deri në momentin kur ai shkon të vesh kostumin e famshëm dhe në fund shihet duke flutuar me rrjetë të dy së bashku.
“Spider-Man Brand New Day”, do të lansohet më 31 korrik./IndeksOnline/

