75 Mall Live Search
09:16 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / P M

Rama prezanton kamionin e ri sulmues për Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve

Komuna e Prishtinës ka prezantuar kamionin e ri sulmues, i cili do t’i shërbejë Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve të Kryeqytetit, duke rritur kapacitetet operative për reagim në raste emergjente.

Ky investim synon të përmirësojë efikasitetin dhe gatishmërinë e zjarrfikësve në mbrojtjen e jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve. Automjeti i ri është pajisur me teknologji bashkëkohore dhe do të mundësojë ndërhyrje më të shpejta dhe më efektive në situata të ndryshme emergjente.