Policia arreston të dënuarin me burgim për dhunë në familje
Drejtoria e policisë së kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Në kontekstin e kësaj, nga veprimet e marra nga njësia e arrestimeve e stacionit policor- jugu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të dënuar L.A., mashkull, 38 vjeç.
Ai ishte i dënuar me 1 vit burgim për veprën penale: “Dhunë në familje”.
Personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit.

