“Do i ndihmojmë Mbappes me kalu Messin”, Malo Gusto pas ndeshjes ndaj Suedisë
Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore mbrëmë 3:0 ndaj Suedisë, duke kaluar në fazën tjetër të Kupës së Botës.
Kylian Mbappe shënoi dy gola dhe shkoi në shifrën e gjashtë golave në këtë turne, aq sa ka edhe Lionel Messi, shkruan Indeksonline
Bashkëlojtari i tij, Malo Gusto pas ndeshjes tha se e gjithë skuadra po tenton t’i ndihmojë Mbappes për të kaluar Messin.
“Ne duam ta ndihmojmë Mbappen për të kaluar Lionel Messin”, u shpreh Malo Gusto
Kujtojmë që Mbappe ka 18 gola të shënuara në Kupën e Botës në histori, një më shumë ka Messi (19) dhe deri në fund do të jetë një garë e jashtëzakonshme./Indeksonline/

