Skuadra ku luan Rashica dhe Zabërgja bën ribrendim të emrit dhe logos së klubit
Skuadra e njohur në Ukrainë, Metalist 1925 nuk ekziston më. Në fakt, ata kanë bërë një ribrendim të emrit dhe logos.
Ekipi tashmë quhet Kharkiv FC, shkruan Indeksonline

Në skuadrën e Kharkivit luajnë dy lojtarë shqiptarë: Ermir Rashica dhe Baton Zabërgja.
Sot, ata zhvilluan ndeshjen e parë miqësore me emrin e ri dhe logon e re.

Kundërshtar ishte Qarabag, të cilin e mposhtën 6:2.
Gol në këtë sfidë shënoi edhe lojtari shqiptar, Ermir Rashica nga penalltia./Indeksonline/

