75 Mall Live Search
17:14 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / G T

Befason Tottenhami, e largon mbrojtësin kroat që u vlerësua lartë në Bundesliga

Sipas raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano, Brightoni ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të ri kroat Luka Vuskovic nga Tottenham Hotspur.

Marrëveshja thuhet të jetë në vlerë mbi 50 milionë funta në total, me një pagesë fikse rreth 46 milionë funta, si dhe një klauzolë për përqindje nga shitja e ardhshme, shkruan Indeksonline

Raportohet se Tottenham ka pranuar ofertën pasi lojtari ka shprehur dëshirën për një rol titullari dhe një projekt afatgjatë te Brighton, ku klubi anglez e sheh atë si një nga investimet kryesore për të ardhmen në repartin defensiv.

Ndërkohë, në prapaskenë përmendet se Tottenham mund të përdorë fondet e përfituara për lëvizje të tjera në merkato gjatë verës./Indeksonline/