Zyrtare: Llapi e largon Redon Bejtën, luajti veç tri ndeshje
KF Llapi ka bërë të ditur se sulmuesi 24-vjeçar, Redon Bejta, është larguar nga klubi pas përfundimit të edicionit 2025/26, me skadimin e kontratës së tij.
Bejta ishte pjesë e skuadrës bardhekaltër gjatë sezonit të fundit, ku regjistroi tri paraqitje me ekipin e parë në futbollin kosovar, duke fituar përvojë në nivelin më të lartë të garave vendore, shkruan Indeksonline
Sulmuesi u dallua veçanërisht në ekipin U21 të KF Llapit, ku ishte një nga lojtarët kryesorë të sezonit 2025/26. Në 25 ndeshje të zhvilluara, ai realizoi 35 gola dhe kontribuoi me 7 asistime, duke qenë ndër figurat më të spikatura të skuadrës kampione U21.
Klubi i ka shprehur mirënjohje për kontributin dhe përkushtimin e tij gjatë qëndrimit te Llapi, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës sportive.
“Faleminderit Redon dhe suksese në sfidat e ardhshme”, thuhet në njoftimin e klubit./Indeksonline/

