Imami Maliqi: Shtetet e Bashkuara janë për popullin tonë më shumë se një aleat strategjik
Imam Labinot Maliqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë për popullin tonë më shumë se një aleat strategjik.
Ai këtë e bëri me rastin e 250 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipa tij ato janë një mik i sinqertë, një partner i palëkundur dhe një komb që na qëndroi pranë në ditët tona më të vështira.
Postimi i plotë:
Në 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe mbështetjen e palëkundur që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Republikës së Kosovës dhe popullit të saj.
Shtetet e Bashkuara janë për popullin tonë më shumë se një aleat strategjik. Ato janë një mik i sinqertë, një partner i palëkundur dhe një komb që na qëndroi pranë në ditët tona më të vështira, kur liria, dinjiteti dhe vetë ekzistenca e popullit tonë ishin seriozisht të rrezikuara.
“Kush nuk i falënderon njerëzit, nuk e ka falënderuar Zotin!” Profeti Muhammed ﷺ
FALEMINDERIT, AMERIKË!
Urime 250-vjetori i Pavarësisë!

