75 Mall Live Search
08:51 / E Enjte, 02 Korrik 2026 / F.R

Ndërron jetë një grua në Mitrovicën e Jugut, policia jep detaje

Një grua ka ndërruar jetë në orët e para të së mërkurës në Mitrovicën e Jugut.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore derisa ndodhej në shtëpi.

Ajo është dërguar me urgjencë në Emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Mitrovicë e Jugut / 01.07.2026 – 01:15. Është raportuar se viktimës, femër kosovare, derisa ishte në shtëpi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më pas është dërguar në Emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./IndeksOnline/