75 Mall Live Search
09:29 / E Enjte, 02 Korrik 2026 / KV

Katër të lënduar në një aksident trafiku afër Istogut

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Bellopojë, afër Istogut.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, ku janë përfshirë dy automjete, transmeton IndeksOnline.

Si pasojë e përplasjes, katër persona që ndodheshin në njërën nga veturat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit./IndeksOnline/