75 Mall Live Search
10:30 / E Enjte, 02 Korrik 2026 / AR

Gruaja dhe Harry Kane tërheqin vëmendjen në stadium me setin luksoz mbi 1,000 euro gjatë ndeshjes së fundit

Anglia mundi DR Kongon 2-1 në një ndeshje të Kupës së Botës në Atlanta, me kapitenin Harry Kane si heroin e kthesës, duke shënuar të dy golat në minutat e fundit.

Ai u ndoq nga gruaja e tij Katie Goodland dhe katër fëmijët e tyre nga tribunat, transmeton Indeksonline.

Katie Goodland e ndoqi ndeshjen me fëmijët e saj. Vajzat Vivienne (7) dhe Ivy Jane (9) veshën bluza të bardha dhe funde të kuqe me numrin nëntë mbi to, ndërsa djali Louis (5) kishte një fanellë me shkrimin “Babi”. Fëmija më i vogël, Henry (2), nuk ishte në ndeshje.

Për këtë rast, ajo zgjodhi një kombinim elegant në vend të një fanelle tifozësh. Ajo veshi një komplet mëndafshi nga marka Toteme me vlerë 860 paundë (rreth 1005 euro), i cili ishte kombinim ne pantallona të shkurtra dhe një këmishë./Indeksonline/