75 Mall Live Search
15:19 / E Enjte, 02 Korrik 2026 / MSH1

BE me sanksione kundër prodhuesve rusë të dronëve

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka dënuar sulmet ruse gjatë natës ndaj Kievit, duke thënë se do të propozojë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë. Ajo theksoi se sot, 2 korrik, do të propozoj të sanksionohen më shumë subjekte të industrisë ushtarake ruse në përgjigje të sulmeve.

Sanksionet e reja kanë cak kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë, duke përfshirë firmat që prodhojnë pjesë për dronë, Shahed dhe Geran.

“Vetëm fjalët nuk do t’i ndalin sulmet ndaj Kievit. Vetëm mbështetja e vazhdueshme ushtarake për Ukrainën dhe presioni në rritje ndaj Moskës mund ta bëjnë këtë”, tha ajo.

Duke iu përgjigjur komenteve të shefes së politikës së jashtme të BE-së se blloku do të rriste presionin ndaj Rusisë për sulmet e saj ndaj objektivave civile në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia do të vazhdojë të rrisë presionin ndaj regjimit të Kievit në mënyrë që të arrijë qëllimet e vendosura.

Forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia lëshoi 74 raketa dhe 496 dronë gjatë sulmit, duke vrarë të paktën 17 persona. Njësitë e mbrojtjes ajrore rrëzuan shumicën e tyre, por 25 raketa balistike dhe 12 dronë goditën 33 vende.