Njëri kalimtar rasti e tjetri shtetas gjerman, detaje të reja për të plagosurit në Podujevë
Katër të plagosurit në ngjarjen e rëndë sot në Podujevë po trajtohen në QKUK. Njëri nga ta ka qenë kalimtar i rastit.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Argjend Islami u plagos ngase ndodhej rastësisht duke kaluar në sheshin e Podujevës në momentin e krimit.
Njëri nga të plagosurit është shtetas gjerman.
Fidaim Zejnullahu i lindur në vitin 1990 ka nënshtetësi të Gjermanisë.
Të plagosur kanë mbetur edhe Agim Xhemajli dhe Fatlum Zejnullahu./Indeksonline/

