Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Pejë, lëndohet motoristi
Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti ndërmjet një veture dhe motoçiklete në Vitomiricë të Pejës.
Nga Policia e Kosovës për Indeksonline thonë se rasti ka ndodhur rreth orës 15:15 minuta.
Po ashtu është bërë e ditur se në këtë aksident është lënduar motoristi.I njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor./Indeksonline/

