75 Mall Live Search
20:51 / E Enjte, 02 Korrik 2026 / Gj Sh

Shqipëria i’a prish ëndrrën Kosovës, fiton dhe i bën nder Sllovakisë

Kosova ka përfunduar ëndrrën për kualifikim në Eurobasketin e vitit 2029.

Ishte kombëtarja e Shqipërisë ajo e cila e shoi këtë ëndërr, duke fituar kundër Kosovë, me rezultat 82-89, në ndeshjen e cila u zhvillua në palestrën ”Sezai Surroi” në Prizren, shkruan IndeksOnline.

Kjo fitore nuk kishte aspak vlerë për kuqezinjtë, pasi tashmë ishin të eliminuar nga prakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029.

Kosova me fitore në ndeshjen e sonte, do të mbante gjallë shpresat për kualifikim, edhe pse do të duhej të fitonte edhe ndeshjen e fundit ndaj Sllovakisë, e cila luhet ditën e diel.

Dardan Berisha ishte basketbollisti më i dalluar te Kosova, me 25 pikë të shënuara, i ndjekur nga Drilon Hajrizi me 19 pikë./IndeksOnline/