75 Mall Live Search
23:17 / E Enjte, 02 Korrik 2026 / H F

Gjenerata e re e kadetëve i bashkohet nesër FSK-së, tjetër hap drejt forcimit të mbrojtjes së Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës do të mbajë nesër ceremoninë solemne të diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2026.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë, përfaqësues të institucioneve të sigurisë, si dhe mysafirë vendorë e ndërkombëtarë.

Diplomimi shënon përfundimin me sukses të programit të përgatitjes profesionale dhe ushtarake të kadetëve, të cilët do t’i bashkohen radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke kontribuar në përmbushjen e misionit të saj dhe në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Ceremonia do të zhvillohet me nderime ushtarake dhe përfshin parakalimin ceremonial të kadetëve, si dhe fjalime nga drejtuesit institucionalë, të cilët pritet të vlerësojnë angazhimin dhe përkushtimin e gjeneratës së re të oficerëve.