75 Mall Live Search
23:41 / E Enjte, 02 Korrik 2026 / Gj Sh

Dardan Berisha i ashpër pas eliminimit: Turp kush e refuzon Kosovën

Basketbollisti Dardan Berisha ka shpërthyer pasi Kosova nuk ka arritur të kulifikohet në Euro Basketin e vitit 2029.

”Dardanët” sonte umposhtën nga Shqipëria, me rezultat 82-89, duke humbur mundësinë për kualifikim, shkruan IndeksOnline.

Berisha pas ndeshjes, gjatë intervistës akuzoi disa basketbollistë, të cilët sipas tij kanë refuzuar të luajnë për Kosovën, por që nuk përmendi emra.

”Po shpresoj që herën tjetër, lojtarët që luajnë në Kosovë edhe që janë kosovarë-shqiptarë, kanë me u paraqit për Përfaqësuesen e Kosovës, nuk është e tolerueshme një sjellje e tillë. Duhet me kanë privilegj dhe duhet me kanë secili krenar me e vesh këtë dres me peshë të rëndë, dihet me çfarë periudha kemi kalu na për me ardh dita sot për mos me e majt këtë dres me krenari është vërtet zhgënjyese.” deklaroi ndër të tjera Dardan Berisha./IndeksOnline/