75 Mall Live Search
09:11 / E Premte, 03 Korrik 2026 / KV

Sekuestrohen katër kallashnikovë në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka sekuestruar katër armë automatike AK-47, nëntë karikatorë dhe 262 fishekë në një operacion të zhvilluar në Podujevë, ndërsa një person është dërguar në mbajtje.

Sipas policisë, pas pranimit të informatave janë ndërmarrë veprime hetimore, ku është kontrolluar një porosi e dërguar përmes një agjencioni turistik. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar katër AK-47, nëntë karikatorë, 262 fishekë dhe dy dritare plastike.

Në vazhdën e hetimeve, policia ka shoqëruar për intervistim dy persona. Me urdhër të prokurorit është bastisur edhe një shtëpi, ku janë gjetur dhe sekuestruar tri pjesë të një arme AK-47 dhe një kondak pushke prej druri.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë./IndeksOnline/