75 Mall Live Search
10:02 / E Premte, 03 Korrik 2026 / Z S

36 aktakuza ndaj 43 personava brenda 24-orëve

Prokurori i shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24-orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e gjashtë aktakuza kundër dyzetë e tre personave, për vepra të ndryshme penale,

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, për 48 orë janë ndaluar katërmbëdhjetë persona, si dhe janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e paraburgimit për dymbëdhjetë (12) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale gjatë 24-orëve të fundit ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar shtatë persona, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë aktakuza kundër njëzetë e katër personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24-orëve të fundit, ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një personi.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy aktakuza kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë: Gjatë 24-orëve të fundit ka ndaluar katër persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan: Gjatë 24-orëve të fundit ka ngritur dymbëdhjetë aktakuza ndaj dymbëdhjetë personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar tre persona, si dhe ka ngritur tri aktakuza ndaj tre personave, për vepra të ndryshme penale./Indeksonline/