Klopp drejt stolit të Gjermanisë, vjen konfirmimi i parë nga Federata Gjermane e Futbollit
Menjëherë pas shkarkimit të Julian Nagelsmannit, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka konfirmuar se ka nisur procedurat për emërimin e trajnerit të ri të kombëtares.
Përmes një njoftimi zyrtar, DFB-ja bëri të ditur se është në bisedime me Jürgen Klopp, i cili, sipas federatës, ka shprehur gatishmërinë e tij për ta marrë drejtimin e përfaqësueses.
“Lidhur me emërimin e një trajneri të ri, drejtuesit e DFB-së do të nisin tani bisedimet me Jürgen Klopp. Ai tashmë ka shprehur gatishmërinë e tij parimore për ta marrë këtë detyrë”, thuhet në njoftimin e FGJF-së.
Sipas raportimeve, Klopp pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me Kombëtaren gjermane.
Nëse marrëveshja finalizohet, ky do të jetë rikthimi i parë i teknikut gjerman në pankinë, pas largimit nga Liverpooli dy vjet më parë./Indeksonline/

