Pak javë pas humbjes së babait, Vlora Jashari gjen arsye për të buzëqeshur, bashkëshorti i saj diplomohet si oficer i FSK-së
Vetëm pak javë pasi humbi babanë e saj, komandantin Sahit Jashari, Vlora Jashari përjetoi sot një moment krenarie dhe emocioni.
Bashkëshorti i saj, Denisi, ishte në mesin e 12 oficerëve të rinj që diplomuan me sukses dhe u graduan në ceremoninë e organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
Nga dhimbja e madhe familjare te krenaria për një arritje të rëndësishme, kjo ditë solli një buzëqeshje për Vlorën dhe familjen e saj, ndërsa 12 oficerët e rinj nisën zyrtarisht rrugëtimin e tyre në shërbim të vendit.
Indeksonline u sjell momentin:

