TEB Sh.A. vendos gurthemelin e Qendrës së dytë të dhënave
Drejtori Menaxhues i TEB Sh.A., Cihan Yilmaz, ka vendosur gurthemelin e fillimit të punimeve për ndërtimin e Qendrës së dytë të të dhënave në Parkun e Teknologjisë së Informacionit (ITP) në Prizren.
Ky projekt përfaqëson investimin më të madh të bankës në vitet e fundit, me një vlerë që tejkalon 2 milionë euro me të gjitha paisjet.
Qendra e të dhënave do të ndërtohet me standardin Tier 3+ (Tier 3 i përmirësuar), e cila ofron siguri të shtuar dhe vazhdimësi të shërbimeve bankare në çdo situatë, duke garantuar që klientët e TEB Sh.A. të kenë qasje të pandërprerë në shërbimet financiare. Ky investim është dëshmi e përkushtimit të bankës ndaj stabilitetit teknologjik dhe inovacionit në sektorin bankar të Kosovës.
“Kjo Qendër është investimi ynë më i madh i viteve të fundit në Kosovë dhe dëshmi e përkushtimit tonë ndaj vendit, si dhe besimit të plotë që kemi në Republikën e Kosovës. Besojmë se kjo qendër do të jetë përkrahje e plotë e shërbimeve tona bankare dhe një shtyllë e rëndësishme për sigurinë e klientëve tanë,” tha Yilmaz gjatë ceremonisë së gurthemelit.
Ky projekt është pjesë e vizionit të TEB Sh.A. për të ndërtuar një infrastrukturë moderne, të qëndrueshme dhe të besueshme, duke kontribuar në zhvillimin e ekosistemit financiar dhe teknologjik të vendit.
TEB – Bankë për një botë në lëvizje!

