U gëzua se po bëhet gjysh, Luta uron Mozzikun dhe Lotinën
Lutfi Haziri, babai i Lotinës, ka uruar të bijën e tij, e cila po bëhet nënë.
Përmes një postimi, Lotina ka njoftuar se është në pritje të ëmbël me reperin Mozzik, shkruan IndeksOnline.
Moderatorja bëri me dije se është në pritje të një djali, teksa ka hyrë në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
Këtij lajmi iu gëzua edhe babai i Lotinës, që shumë shpejt do të quhet “gjyshi Lutë”.
“Familja po rritet. Urime Gramoz dhe Lotina. Ju duam shumë” shkroi ai, duke ndarë një foto të çiftit.

