“Mega” Sunny Hill Festival, publikohet lista e plotë e përformuesve për këtë edicion
Sunny Hill Festival ka publikuar listën e plotë të artistëve që do të ngjiten në skenën madhështore të festivalit.
Këtë vit, skenat do të ndahen në 4 pjesë: Sunny Hill Stage, C4 Stage, The Next Stage dhe The Satellite, shkruan IndeksOnline.
Varësisht nga renditja dhe koha e përformancës, bëhet e ditur se edhe kush ku do të përformojë.
Edicioni i sivjetëm sjell në Kosovë emrat gjigantë, si Katy Perry dhe Lewis Capaldi.
Derisa shënohet rikthimi i dj-të të famshëm, Martin Garrix, në skenë do të ngjiten edhe senzacioni i muzikës elektronike, Adam Port & Rampa.
Skena do të mirëpresë edhe shumë artistë vendorë, si Ledri Vula, Dhurata Dora, MC Kresha, Lyrical Son, Lumi B, Buta, dhe Asgjë Sikur Dielli.
Këtë vit, festivali më i madh i muzikës në Ballkan, do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht./IndeksOnline/


