Milan e nxjerr në shitje Leaon, portugezi dëshiron transferimin në Angli
Milan e ka nxjerr në shitje sulmuesin Rafael Leao.
Sipas raportimve të fundit, portugezi do të largohet nga kuqezinjtë gjatë merkatos së verës, shkruan IndeksOnline.
Transferimi i Goncalo Ramos, ka bërë që Milani të i’a tregoj derën 27-vjeçarit.
Shtatë herë kampioni i Evropës do të shishte menjëherë Leaon nëse vjen një ofertë 60-70 milionë euro.
Deri më tani, Milan ka marrë oferta nga Galatasaray dhe Fenerbahce, por lojtari preferon një transferim në Angli ose Spanjë.
Ka raportime se kuqezinjtë i kanë ofruar shërbimet e portugezit te skuadra e Totteham Hotspur, madje mund të konsiderojë një huazim me detyrim blerjeje nëse nuk arrin ndonjë ofertë e përshtatshme e përhershme.
Leao është pjesë e Milanit që nga viti 2019, ku deri tani ka shënuar 80 gola dhe ka bërë 59 asistime./IndeksOnline/

