Botërori hyn në fazën vendimtare, kompletohen të gjitha përballjet e 1/8 së finales
Kupa e Botës nga sonte hyn në fazën vendimtare.
Tashmë janë përcaktuar 16 skuadrat më të mira dhe janë kompletuar tetë përballjet spektakolare të 1/8 së finales, shkruan IndeksOnine.
Spektakli nis sonte, ku nga ora 19:00, Kanda do të luaj me Marokon, derisa ndeshja mes Paraguait dhe Francës luhet më fillim nga ora 23:00.
Të dielen nga ora 22:00, Brazili do të përballet me Norvegjinë, kurse nga ora 02:00 pas mesnate, Meksika luan me Anglinë.
Të hënë, nga ora 21:00 një duel spektakolar zhvillohet mes Portugalisë dhe Spanjës, ndërsa pas mesnajte ShBA përballet me Belgjikën.
Dy ndeshjet e fundit zhvillohet të marten me 7 korrik, ku Argjentina luan me Egjiptin nga ora 18:00, derisa ndeshja Zvicër – Kolumbi, nis nga ora 22:00./IndeksOnline/


