Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, tetë persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në në autostradën “Ibrahim Rugova”, si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar tetë persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë gjashtë automjete.
“Në ora 8:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (4km para Pikës Kufitare Vërmicë). Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime. Policia (Njësia e Autostradës) është duke u marrë me procedurat në vendngjarje”, thuhet në konfirmim

