75 Mall Live Search
09:12 / E Diele, 05 Korrik 2026 / Z S

Kapet në Viti duke transportuar dru pa dokumente, i sekuestrohet automjeti me ngarkesë

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Shushtë të Vitisë, pasi u kap duke transportuar dru pa dokumentacionin e nevojshëm.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 13:40, kur një patrullë policore ndaloi për kontroll një automjet me targa vendore.

Gjatë verifikimit të dokumenteve dhe kontrollit të automjetit, policia konstatoi se drejtuesi kishte të ngarkuar rreth një metër dru të llojit bung për djegie, të cilat nuk ishin të damkosura dhe nuk posedonin dokumentacion për transport.

I dyshuari dhe automjeti janë shoqëruar në Ekonominë e Pyjeve në Viti. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa automjeti bashkë me ngarkesën janë ndaluar për procedurat e mëtejshme ligjore. /Indeksonline/