75 Mall Live Search
09:22 / E Diele, 05 Korrik 2026 / Z S

Era Istrefi mahnit me paraqitjen e fundit, elegancë buzë detit

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një paraqitje mbresëlënëse të ndarë nga pushimet e saj.

E veshur me një fustan të bardhë me detaje të ndritshme dhe pjesë me pupla, artistja pozoi mes arkitekturës karakteristike mesdhetare dhe panoramës së detit, duke krijuar një skenë elegante dhe verore.

Me flokët të lëshuar dhe aksesorë minimalistë, Era ka zgjedhur një stil glam që harmonizohet me ambientin piktoresk.