Jessica Alba dhe Danny Ramirez nuk i fshehin ndjenjat, fotografohen duke u puthur
Jessica Alba dhe i dashuri i saj, aktori Danny Ramirez, ishin mes shumë personazheve të njohur që morën pjesë në dasmën madhështore të Taylor Swift dhe Travis Kelce, e cila u zhvillua më 3 korrik në Madison Square Garden në New York.
Çifti u fotografua duke u larguar nga ceremonia, ndërsa Jessica Alba kishte zgjedhur një stil elegant të kompletuar me vathë të spikatur, ndërsa Danny Ramirez u shfaq me një smoking klasik.
Përveç pamjeve nga ceremonia, së fundmi janë publikuar edhe fotografi ku Alba dhe Ramirez shfaqen duke u puthur, duke tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave, ndërsa vazhdojnë të shijojnë romancën e tyre.
Ata ishin pjesë e rreth 1,000 të ftuarve që festuan martesën e çiftit deri në orët e para të mëngjesit. Marrëdhënia e Alba me Taylor Swift daton prej vitit 2015, kur aktorja u bë pjesë e videoklipit të këngës “Bad Blood”. Në vitet e fundit, ajo ka qenë gjithashtu një nga mbështetëset e turneut rekord të këngëtares, “Eras Tour”.
Ashtu si dasma, edhe videoklipi “Bad Blood” mblodhi shumë emra të njohur të showbiz-it. Në ceremoninë e së premtes morën pjesë edhe yje të tjerë që luajtën në atë videoklip, përfshirë Selena Gomez, Gigi Hadid dhe Lena Dunham.

