75 Mall Live Search
18:13 / E Diele, 05 Korrik 2026 / G T

Rrustemi zbulon bisedën me Xhakën: I kam thënë të shkojë te Chelsea

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Blerim Rrustemi, i cili është një nga miqtë më të afërt të Granit Xhakës, ka folur për Indeksonline.net rreth të ardhmes së mesfushorit shqiptar, interesimit të Chelseat, si dhe rrugëtimit të Zvicrës në Kupën e Botës.

Në ditët e fundit është raportuar se Sunderlandi ka refuzuar një ofertë prej rreth 9 milionë funtash për Xhakën, duke bërë të qartë se nuk dëshiron ta shesë mesfushorin, i cili konsiderohet një nga shtyllat kryesore të skuadrës, shkruan Indeksonline

Sipas Rrustemit, një transferim te Chelsea do të ishte hapi ideal në karrierën e Xhakës.

Chelsea news: Xhaka makes final decision on joining Blues after direct  talks with Sunderland chiefs

“Sa i përket Chelseat, unë e kam dëgju edhe më herët. E kemi folur me Granitin. Ia kam dhënë mendimin tim. Ai i dëgjon këshillat e mia, sepse gjithmonë ia kam dashur të mirën dhe shumë gjëra që ia kam thënë kanë dalë të sakta.”

Ai beson se në Londër, Xhaka do të kishte mundësi të luftonte për trofe dhe të luante në një ambient me futbollistë të nivelit më të lartë.

“Mendimi im ishte që ai të shkonte te Chelsea. Sepse atje mund të fitosh tituj dhe të luash më lehtë kur ke përreth lojtarë të mirë. Kur ke futbollistë të klasit botëror, edhe puna jote bëhet më e lehtë. Po të shkojë te Chelsea, do të ishte shumë mirë për të.”

Rrustemi thekson se Sunderlandi nuk ka interes ta humbasë liderin e mesfushës.

“Ata nuk kanë dëshirë për t’u larguar Graniti. Sepse po të largohej Graniti, klubi s’do të ketë motiv. Por do t’i shohim këto ditë se çfarë do të ndodhë.”

Mbështetje për Xhakën te Kombëtarja e Zvicrës

Rrustemi zbuloi se ishte i pranishëm në Kanada për ta mbështetur nga afër Xhakën gjatë Kupës së Botës, duke theksuar rëndësinë që ka për lojtarët prania e familjarëve dhe miqve në turne të mëdha.

“Isha në Kanada me shiku ndeshjen. Kam jetuar në Toronto para se të vija në Gjermani. Shkova për ta përkrahur Granitin. Kur lojtarët nuk e kanë familjen pranë, mërziten shumë. Biseduam për gjithçka, për gjëra të mira e të këqija dhe na u bë qejfi të dyve.”

Sa i përket kritikave që Xhaka ka marrë gjatë karrierës, ai thotë se kapiteni i Zvicrës i shndërron ato në motivim.

“Kritikat ndodhin në futboll. Kur nuk shkon mirë apo edhe kur shkon mirë, gjithmonë ka njerëz pozitivë dhe negativë. Granitin këto kritika vetëm e bëjnë më të fortë. Ai i merr në mënyrë pozitive. Karakteri i tij është shumë i veçantë.”

Në fund, ish-futbollisti shqiptar shprehu optimizëm edhe për rrugëtimin e Zvicrës në Botëror, duke besuar se skuadra mund të bëjë hapa të mëdhenj nëse futbollistët ndjekin udhëheqjen e kapitenit të tyre.

“Nëse lojtarët e dëgjojnë Granitin dhe e zbatojnë atë që ai kërkon në fushë, Zvicra mund të shkojë lart. Është një grup shumë i mirë dhe interesant. Mund t’i fitojnë një ose dy ndeshje.”

Zvicra do të përballet me Kolumbia në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës./Indeksonline/Granit Tërstena/