A ndikoi Shtëpia e Bardhë në vendimin e FIFA-s për sulmuesin Folarin Balogun?!
Një zhvillim i pazakontë ka shoqëruar rastin e sulmuesit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Folarin Balogun, përpara ndeshjes së 1/8 së finales së Kupës së Botës ndaj Belgjikës.
Sipas raportimeve, Shtëpia e Bardhë ka kontaktuar drejtpërdrejt FIFA-n, duke i kërkuar presidentit të saj, Gianni Infantino, që të rishikohej kartoni i kuq i Balogunit, shkruan Indeksonline
E pyetur për këtë çështje, FIFA ka deklaruar se vendimi i takon ekskluzivisht Komisionit të Pavarur Disiplinor, duke iu referuar vendimit të këtij organi.
🚨 𝗠𝗔𝗝𝗢𝗥 𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚: The White House directly contacted FIFA and asked Gianni Infantino to review Folarin Balogun's red card.
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) July 5, 2026
When asked for comment, FIFA referred to the decision of its independent disciplinary committee.
FIFA sources insist the White House had no… pic.twitter.com/66KUAM8a6x
Burime pranë FIFA-s kanë insistuar se ndërhyrja e Shtëpisë së Bardhë nuk ka pasur asnjë ndikim në vendimin përfundimtar, pasi neni 27 i rregullores i jep autoritet të plotë dhe të pavarur panelit disiplinor për të marrë vendime në raste të tilla./Indeksonline/

