Aksident trafiku në Gjilan, përplasen një veturë dhe një motoçikletë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Gjilan, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me rastin dhe po hetojnë rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, raporton Indeksonline.
Për momentin nuk dihet nëse si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar./Indeksonline/


