75 Mall Live Search
22:41 / E Diele, 05 Korrik 2026 / S Z

Dega e Parë e LDK-së në Zvicër rreshtohet fuqishëm pas Abdixhikut: Të bashkuar për hapat e ardhshëm politikë

Dega e Parë e LDK-së në Zvicër, ka mbajtur sot takimin e analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit.

Kryetari i Degës së Parë të LDK-së në Zvicër Ramadush Emini, ka thënë se në këtë takim kanë shprehur mbështetjen për çdo vendim që do ta marrë Kryesia qendrroe e LDK-së  lidhur me hapat e mëtejmë politikë, gjithmonë në funksion të ofrimit të institucioneve të qëndrueshme dhe në interes të Kosova dhe qytetarëve të saj.

Ndërsa ka rikonfirmuar mbështetjen e plotë për lidershipin e Lidhjes Demokratike e Kosovës, në krye me Lumir Abdixhiku.


“Pas një diskutimi të hapur dhe konstruktiv, unanimisht shprehëm mbështetjen tonë për çdo vendim që do të marrë Kryesia Qendrore e LDK-së lidhur me hapat e mëtejmë politikë, gjithmonë në funksion të ofrimit të institucioneve të qëndrueshme dhe në interes të Kosova dhe qytetarëve të saj.  Njëkohësisht, rikonfirmuam mbështetjen e plotë për lidershipin e Lidhjës Demokratike e Kosovës, në krye me Lumir Abdixhiku, duke besuar se uniteti, përgjegjësia dhe vizioni janë rruga përpara. Të bashkuar, të vendosur dhe gjithmonë në shërbim të atdheut!”, ka thënë Emini.