Policia kap në flagrancë një person gjatë tentativës për vjedhje në Prishtinë
Njësitet e stacionit policor- veriu në Prishtinë kanë realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
“Bazuar në veprimet e ndërmarra, njësitet policore kanë identifikuar dhe kanë arrestuar personin e dyshuar në momentin kur ai kishte hyrë në një shtëpi në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës..
Personi i dyshuar, mashkull kosovar, në koordinim me prokurorin e shtetit, është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

