Arrijnë fermerët protestues në Prishtine, policia e shton sigurinë
Fermerët protestues tashmë kanë arritur në Prishtinë nga Istogu, ku pritet që shumë shpejt të nisë protesta e paralajmëruar para Ministrisë së Bujqësisë.
Në prag të fillimit të protestës, në zonën përreth ministrisë ka prani të shtuar e zyrtarëve policorë.
Protesta është paralajmëruar të fillojë sot në orën 13:00, ndërsa fermerët kanë bërë të ditur se do të shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me çështjet që prekin sektorin e bujqësisë.

