Polici i del para traktorit, protestuesit e thyejnë barrierën
Me traktorë e cisterna, fermerët e qumështit po protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për situatën e krijuar pas ndërprerjes së grumbullimit të qumështit të freskët nga fermat.
Proetstuesit me traktorë thyejnë barrierën dhe ia mësyjnë Ministrisë së Bujqësisë.
Në një nga momentet më të tensionuara, një polic është vendosur përpara një traktori në përpjekje për t’i ndalur, por turma ka vijuar përpara duke e thyer kordonin policor.

