Barrikadohet ministria, traktorët bllokojnë hyrjen
Barrikadohet Ministria e Bujqësisë, pasi fermerët me traktorë dhe cisterna kanë bllokuar hyrjen në shenjë proteste për ndërprerjen e grumbullimit të qumështit të freskët.
Në kulmin e tensioneve, protestuesit kanë thyer kordonin policor dhe kanë vijuar drejt objektit, duke e bërë të pamundur hyrjen në ministri.
Ndryshe kërkesat e fermerëve të qumështit janë:
-Rifillim i menjehershëm i grumbullimit,
-Publikimi urgjent i rezultateve në mënyrë që të hiqet dyshimi mbi produktet vendore.
-Kthimi i çmimit të meparshem për të shpetuar fermat nga falimentimi.

